Lulzim Abazi, njeriu që i dha frymë Ferizajt dhe e shpëtoi nga fundosja 

Futboll

Lulzim Abazi, njeriu që i dha frymë Ferizajt dhe e shpëtoi nga fundosja 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:31
Lulzim Abazi

Numëroheshin ditët se kur do të shkapërderdhet klubi i futbollit Ferizaj. 

Kriza e kishte rënduar shumë Ferizajn, disa herë ishin futur në një situatë të pazakontë!

Askush nuk e dinte se çfarë po ngjante me klubin në pranverën që e lamë pas! 

Mezi i shpëtoi edhe më të keqes, rënies nga Liga e Parë në Ligën e  dytë të Kosovës, shpëtuan për një qime të flokut, për një pikë.

Ardhja në krye e Lulzim Abazit dha shpresën në klub. 

Ai me stafin e tij, gradualisht ndërtojë bazën dhe e këndelli ekipin! Abazi emërohet kryetar klubi, ndërsa fillimisht nuk iu shkoi mirë edicioni i ri me kryetrajner të ri, Megzon Visoka.

Në pesë javët e para, dy barazime e tri humbje, Ferizaj në fund të tabelës. Abazi nuk duroj shumë por e shkarkoi Visokën, duke emëruar kryetrajner Arbnor Morinën, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës kur garonte në ligën e parë të ish Jugosllavisë.

Me Morinën klubi futet në binarë të fitoreve, 7 rresht (10 ndeshje pa humbje), duke shkaktuar tërmet për shumë klube tjera. Ferizaj dhjetë ndeshje pa humbje, që nga koha e Morinës, ish kapitenit të fundit të Prishtinës në ish shtetin që nuk ekziston më.  

Ferizaj përfundon stinorin vjeshtor në vend të dytë me 25 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, një me pak se kampioni vjeshtor Vushtrria. 

Jo me kaq, Abazi investojë me stafin e tij në infrastrukturën e stadiumit, e bëri klubin edhe me autobus e me teshatore e zyre të mrekullueshme. I dha frymë klubit, që gati u shua në pranverën  që e lamë pas. Në kohëra të vështira doli njeriu i vërtetë!  

“Klubi Futbollistik Ferizaj është një vlerë sportive e qytetit të Ferizajt, një vlerë me të cilën identifikohet komuniteti i futbollit në komunën dhe rajonin e Ferizajt.
 

Nuk do të ju marrim kohë nga e kaluara shumë e afërt për të përshkruar gjendjen nëpër të cilën ka kaluar FC Ferizaj, me pak fjalë një gjendje e vështir dhe jo e mirë.
 

Sot, FC Ferizaj është ende në proces të reformave në segmentin administrativ si dhe në segmentin sportiv.
Reformat nuk janë të lehta, reformat kërkojnë përkushtim dhe mobilizim të të gjithëve për të arritur një qëndrueshmëri financiare dhe një nivel organizativ,  parakusht për një performancë më të mirë te ekipeve garuese, po ashtu ne si menaxhmentë:

- Punojmë dhe ndërtojmë objektiva konkrete dhe të realizueshme.
- Punojmë për të ndërtuar një bazament të shëndoshë dhe premtues me lojtar tani më të emërtuar si “05” sinonim i rajonit të Ferizajt. 

Kënaqësi e veçantë është se po kthehen edhe tifozët- UJQIT, përveç ndeshjeve te seniorëve ka vijushmëri në masë të tifozëve edhe në ndeshjet e kadetëve dhe juniorëve”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat