Bayer Leverkuseni fiton me 7:1

Futboll

Bayer Leverkuseni fiton me 7:1

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:22
Bayer Leverkuseni fiton me 7:1

Greuther Furth nuk ka shënuar asnjë fitore për 14 javët në Bundesliga I por ka vetëm një barazim e 13 humbje, ky është rekord i zi për këtë ekip.

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore të thellë me rezultat 7:1 ndaj Greuther Furth-it.

Futbollisti çek, Patrik Schick, është trim i ndeshjes, duke realizuar katër gola. 

Për Bayerin shënuan  Adli (12'), Tabsoba (17'), Hincapie (45'), Schick (49', 69', 74' e 76') dhe për Greuther Furth realizuan Dudziak (33').  

Leverkusen renditet në vend të tretë me 27 pikë e Greuther Furth i 18-ti me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat