Fieri kalon në finalen U-14-s, sfidon Tiranën

Futboll

Fieri kalon në finalen U-14-s, sfidon Tiranën

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Fieri kalon në finalen U-14-s, sfidon Tiranën

Kanë vijuar ndeshjen e Turneut të Ekipeve Përfaqësuese Rajonale për moshën U-14  me 4 ndeshje të luajtura në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit ku merrnin pjesë skuadrat e zyrave rajonale të Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Ndeshja e parë ka qenë Fieri-Gjirokastra, që përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së drejtuar nga trajneri Bledion Guga. Golat u shënuan nga Gremi, D. Allushaj, Mahmutaj, Lushaku dhe K. Allushaj. Në sfidën tjetër Korça – Elbasani ishin elbasanasit që  triumfuan me rezultatin 3-4 në përfundim të një ndeshje me emocione. Golat u shënuan nga Bendo, Idrizi e Locka për Korçën dhe Sharon 13’, Kazazi (2) e Miraka për Elbasanin.

Në finale e këtij grupi u vunë përballë Fieri dhe Elbasani, me fierakët që triumfuan në fund me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga mbrojtësi Budo. Pikërisht kalon në finalen e grup-moshës U-14 ku do të përballet Tiranën në sfidën që do të luhet më  16 dhjetor.

Ndeshja e fundit e këtij grupi mes vendit të tretë dhe të katërt u luajt mes Korçës dhe Gjirokastrës, duke u mbyllur me fitoren 1-2 të gjirokastritëve që iu falën dy golave të shënuar nga Rajdho. Për korçarët goli i vetëm u realizua nga Çeçi me penallti.

Të pranishëm në ndeshjet e zhvilluar sot në Fier ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, Drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, eksperti i futbollit Sulejman Mema, trajnerët e moshave Ardi Behari, Ervin Bulku, Armand Damo si edhe përfaqësues të zyrave rajonale të FSHF.

Përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry, këshilltar i jashtëm i UEFA-s për “Elite Youth Development player” ishte po ashtu i pranishëm edhe në ndeshjet e luajtura sot në Fier.

Ky turne ka si qëllim evidentimin e elementëve të rinj që aktivizohen në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i mëtejshëm i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare, për të përzgjedhur më tej futbollistët e rinj të ekipeve kombëtare të moshave. Ky turne është fryt i një pune disa mujore, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat