Gjest i madh i Ballkanit

Futboll

Gjest i madh i Ballkanit

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:04
Gjest i madh i Ballkanit

Gjatë ditës së sotme skuadra e Ballkanit ka bërë një veprim të madh.

Suharekasit janë bashkuar për t’i ofruar mbështetje fizioterapeutit të skuadrës, Gledi Rexha i cili për shkaqe shëndetësore gjendet në Turqi.

Skuadra gjithashtu ka shfaqur një pankartë në të cilën shkruhet “Forca Gledi, të duam”.

“Forca Gledi të duam. FC Ballkani i dëshiron shërim dhe rikthim të shpejtë fizioterapeutit tonë Gledi Rexha i cili për shkaqe shëndetësore gjendet në Turqi. FC Ballkani është me ty”, thuhet në postimin e klubit.

Padyshim se kjo është një përkrahje e madhe për Rexhën, të cilin shpresojmë se shumë shpejtë do ta shohim të kthyer pranë klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat