Erdhi me bujë te PSG-ja, por...

Futboll

Erdhi me bujë te PSG-ja, por...

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:54
Erdhi me bujë te PSG-ja, por...

Xheorxhino Vajnaldum është pranë largimit nga PSG-ja.

Mesfushori holandez, i cili në verë erdhi me bujë në Paris me parametra zero nga Liverpuli mesa duket karriera e tij ka marrë një rrjedhë tjetër.

Në Francë janë të sigurt për një largim të tijin nga radhët e parizienëve, të cilët këta të fundit janë duke rishikuar mundësinë edhe të një huazimi.

31-vjeçari ka qenë më parë dëshirë edhe e Barcelonës, Juventusit dhe Interit, këtë sezon me fanellën e PSG-së është aktivizuar në total në 14 ndeshje nga ku ka realizuar dhe dhuruar e asist nga një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat