I shqetësuar

Futboll

I shqetësuar

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:08
Thomas Tuchel

Edhe Thomas Tuchel ka problemet e tij te Chelsea. Pas transfertës ruse në Champions kundër Zenitit, trajneri duhet t’i bëjë llogaritë me formën e disa futbollistëve që, me sa duket, nuk është më e mira. Ndeshja e sotme e orës 16:00 kundër Lidsit kërkon përkushtim maksimal.

Një fitore e kombinuar me humbje ose barazime të Sitit dhe Liverpulit do të vendoste londinezët në vendin e parë të kampionatit. Lidhur me takimin e sotëm, tekniku gjerman tha:

“Patëm fare pak kohë për të përgatitur këtë ndeshje dhe është normale që të jem i shqetësuar.

Unë dhe lojtarët e mi kemi përshtypjen se mund të bëjmë më shumë, pavarësisht se në ndeshjet e fundit kemi shfrytëzuar maksimalisht rastet për gol të cilat duhet thënë se nuk kanë qenë të shumta”. Tuhel e di se situata është delikate, por nuk kërkon të bëjë drama.

“Është hera e parë që po vërej se nuk jemi fizikisht dhe mendërisht gati për një ndeshje kampionati.

Duhet të nxjerrim mësime nga ndeshja me West Ham ku patëm një pjesë të parë cilësore, ndërsa në të dytën ditëm të reagonim. Ekipet e mëdha dallohen edhe në këto aspekte”, përfundoi trajneri i bluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat