Tahir Batatina: Fitore e merituar, jemi skuadër që mund të luftojë për kreun e tabelës

Futboll

Tahir Batatina: Fitore e merituar, jemi skuadër që mund të luftojë për kreun e tabelës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:08
Tahir Batatina: Fitore e merituar, jemi skuadër që mund të luftojë për kreun e tabelës

Llapi ka shënuar fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës.

Realizatorët e këtij takimi për Llapin ishin: Ismaili (autogol, 24′), Rivera (27′) dhe Kushtrim Shabani në minutën e 90+3, kurse pë Prishtinën shënuan, Arlind Shabani në minutën e 43’të dhe Sabian Lilaj në minutën e 61’të.

Pas ndeshjes për ‘ArtSport‘ ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se Llapi meritoi fitoren pasi kanë dominuar në çdo aspekt.

“Kemi dominu në çdo aspekt, mendoj që gjyqtari sot ka qenë në nivelin e duhur, dua të ua uroj fitoren çdo tifozi tonë, jemi skuadër që mund të luftojë për kreun e tabelës, rrezikova pasi shkova me ofanzivë totale por me këtë e fituam lojën“, deklaroi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat