Inter fitoi mbrëmë, por Inzhagi rrëzohet nga shkallët

Futboll

Inter fitoi mbrëmë, por Inzhagi rrëzohet nga shkallët

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 09:53
Simone Inzaghi

Inter fitoi mbrëmë ndaj Kaljarit dhe kështu bëri përmbysjen në tabelën e klasifikimit. Katër golat e shënuar nga zikaltërit bënë që Interi tashmë të jetë e para në krye të renditjes, një pikë larg Milanit.

Por jo gjithçka duket se ka shkuar mirë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se trajneri i Nerazzurrëve, Simone Inzaghi, pësoi një aksident gjatë largimit nga fusha e San Siros në fund të ndeshjes së fituar 4-0.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Linea Inter (@lineainter)

A rrëshqiti në shkallët që të çonin në dhomat e zhveshjes, por për fat u ngrit menjëherë dhe ikën me të qeshur, si dhe me një gjest qetësues drejtuar fansave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat