Destan Adili me ekipin e tij shpallen kampion vjeshtor

Futboll

Destan Adili me ekipin e tij shpallen kampion vjeshtor

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Destan Adili me ekipin e tij shpallen kampion vjeshtor

Destan Adili djaloshi nga Kërçova së bashku me ekipin e tij Rabotniçki janë shpallur kampion vjeshtor i Maqedonisë se veriut ne futboll. Pas dhjetë xhirove, skuadra e udhëhequr nga trajneri Neshovski fitoi 26 pikë, të ndara në tetë fitore dhe dy barazime.

Pionierët e Rabotniçkit janë skuadra e vetme e pamposhtur në kategorinë e tyre dhe kanë shtatë pikë më shumë se skuadra e dytë e Akademia Pandev. Më pas në tabelë vijojnë Bregalnica,

Shkëndija dhe Pelisteri. Ndryshe, duhet cekur se njeri prej lojtareve kyç te ekipit ka qen edhe Destan Adili i cili më ekipin e Rabotnickit ka ardhur ne fillim te sezonit dhe ka luajtur ne 9 ndeshje me mbi 600 min loje, ku edhe shënoi disa gola dhe assiste. Me paraqitjet e tij ne fushe kane qen shume te kënaqur i gjithë stafi teknik ku ne përfundim te ndeshjes se fundit sezonale pranoi edhe shume lëvdata.

Tani pritet shume shpejt qe ky djalosh i talentuar te merr ftese edhe nga reprezentacioni i Maqedonisë ku pret edhe suksese te reja. Adili beson shume ne kualitet e tij si dhe ne kualitetin e ekipit te tij te ri Rabotnicki dhe pret qe ne fund te sezonit te shpallen kampion. “Shpresojmë te bëhemi kampionë dhe të vazhdojmë me fitore, ndërkohë qe pres pas një kohe te marr edhe ftesën nga reprezentacioni i Maqedonisë se veriut.

Ne pjesën e pushimit dimëror unë nuk do te ndalem dhe nga tani po planifikoj te kem ushtrime private nga strategu Igor Nikolaevski. Ne fund falënderoi familjen time qe me mbështet maksimalisht, prindin tim si dhe dajën Avni Mustafa”, deklaroi Destan Adili.

Djaloshi i talentuar nga Kerçova, Destan Adili, para se te inkuadrohet ne ekipin e Rabotniçkit disa dite kishte qëndruar në njërin prej vendeve ku krijohen talentet me te madhej ne Evropë, në Zvicër.

Ai gjate qëndrimit atje kishte zhvilluar disa stërvitje private me njërin prej ish lojatareve me te mire te këtij vendi dhe ish trajner i Shkëndijës, Stefan Kohler, ndërkohë që duke parë kualitetin e tij i është lejuar që të bëj disa testime në ekipin U17- të FC Lucernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat