Xavi i frikësohet Napolit

Futboll

Xavi i frikësohet Napolit

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 22:28
Xavi 

“Napoli është një kundërshtar i vështirë, ne patëm një barazim të pafat. Ata janë një rival i nivelit të Champions“, kështu e ka komentuar trajneri i Barcelonës , Xavi, shortin e play-off-it për fazën e 16-të të Ligës së Evropës.

“Është thuajse një tjetër nderim për Maradonën”, shtoi trajneri i blaugranës në prag të ndeshjes miqësore kundër Boca Juniors në kujtim të Diegos.

Në vend të kësaj, presidenti i Napolit është më i ngarkuar dhe pozitiv për përballjen e dyfishtë me Barcelonën. “Kësaj radhe do të thosha se gota është plot”, ka shkruar De Laurentiis në profilin e tij në Twitter.

Barcelona-Napoli dhe më pas Napoli-Barcelona do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera të Champions League! Forza Napoli Gjithmonë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat