Prishtina në janar përgatitet në Turqi

Futboll

Prishtina në janar përgatitet në Turqi

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 21:54
Prishtina në janar përgatitet në Turqi

Stinori pranveror në elitën e futbollit të Kosovës pritet të jetë tejet i nxehtë dhe i paqartë deri në fund.

Lufta si për titull ashtu edhe për mbijetesë do të jetë e jashtëzakonshme dhe kjo është arsyeja që shumë skuadra në janar të kenë ndryshime.

Njëra nga to është edhe Prishtina, e cila e pakënaqur me stinorin vjeshtor ku pas 18 ndeshjeve grumbulloi 24 pikë duke mbetur në pozitën e pestë në tabelë, do të bëjë disa intervenime.

Gjithsesi, për ta përballuar një pranverë të nxehtë, bardhekaltrit me 5 janar rikthehet në stërvitje ndërsa nga mesi i atij muaji udhëtojnë në Antalia për t’u stërvitur.

Ndonëse klubi ende nuk e ka zyrtarizuar Demokracia merr vesh se me 18 janar kampi bardhekaltër do të transferohet në qytetin bregdetar të Turisë. Atje trajneri Abdulah Ibrakoviq do të ketë mundësin t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore dhe sigurisht ta sheh qartë ekipin që do ta ketë në stinorin pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat