Pogba afër largimit

Futboll

Pogba afër largimit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Pogba afër largimit

Paul Pogba është gati të largohet nga Manchester United pasi këta të fundit po mendojnë të përforcojnë mesfushën.

28 vjeçari ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ edhe gjashtë muaj, e si duket rinovimi nuk është në planët e tyre.

Pogba mund të largohet gjatë verës si agjent i lirë tek Real Madridi ose PSG, pasi sipas raportimit të ‘Daily Telegraph’ të dy skuadrat kanë shfaqur interesim.

Francezi u transferua në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për 89 milionë funte.

Disa nga zëvendësuesit e Pogbas pritet të jenë Boubacar Kamara, John McGinn, Amadou Haidara dhe Christpoher Nkunku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat