Wenger përgënjeshtron gjithçka

Futboll

Wenger përgënjeshtron gjithçka

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:33
Wenger përgënjeshtron gjithçka

E ardhmja, të paktën ajo e afërta, e Arsene Wenger nuk do të jetë në drejtimin e asnjë klubi, aq më pak Paris Saint-Germain.

Ish-trajneri i Arsenal-it, aktualisht përgjegjës i zhvillimit të futbollit për FIFA-n, ka dashur të përgënjeshtrojë kategorikisht zërat e publikuar nga disa media angleze dhe franceze që e jepnin si trajnerin e ri të klubi parisien.

Gjatë emisionit Rothen s’enflamme, Wenger ka dashur t’i japë fund çdo zëri në lidhje me të ardhmen e tij:

“Unë te PSG? Është vetëm imagjinatë para Krishtlindjes, që nuk e di kush e ka nxjerrë. Nuk ka asgjë”, ka thënë ish-trajneri.

“E përsëris, nuk e di se kush e ka nxjerrë këtë lajm. Unë tani dua të vazhdoj punën që po mbuloj dhe ta bëj në mënyrën më të mirë. Po kërkojmë të zhvillojmë futbollin në të gjithë botën, veçanërisht në Afrikë. Kur marr një detyrë, dua ta çoj deri në fund dhe kam ndërmend ta bëj edhe në këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat