Chelsea-Everton, ja formacionet zyrtare

Futboll

Chelsea-Everton, ja formacionet zyrtare

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:53
Chelsea-Everton

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Everton, e vlefshme kjo për xhiron e 17 të Premier Ligës angleze.

Momentalisht, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara Chelsea zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 36 pikë, 18 sosh më pak se kundërshtari i sotëm Evertoni që zë vendin e 14.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për trajnerin Thomas Tuchel nuk do të paraqiten Chilwell dhe Kovacic, kurse për Rafael Benitez do të mungojnë Davies, Mina, Richarlison dhe Townsend.

Tanimë, të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; Alonso, Loftus-Cheek, Jorginho, James; Mount, Ziyech; Pulisic

Everton (4-4-1-1): Pickford; Holgate, Branthwaite, Keane, Godfrey; Kenny, Doucoure, Gomes, Gordon; Iwobi; Simms

20:45 Chelsea – Everton (Stadiumi Stamford Bridge)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat