Shqipëria e nis ndaj Rusisë në shtëpi

Futboll

Shqipëria e nis ndaj Rusisë në shtëpi

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 13:06
Shqipëria e nis ndaj Rusisë në shtëpi

Pas shortit të hedhur dje nga UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-23 (Liga e Kombeve) është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Siç dihet tashmë, shortin e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor brenda 14 ditëve në një kalendar mjaft të ngjeshur. Fushata eliminatore e Kombëtares shqiptare do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipërinë udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën më 27 shtator 2022.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi. Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me data dhe orare i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B2 të Nations League 2022-23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat