Ibra: Haaland është shumë i fortë

Futboll

Ibra: Haaland është shumë i fortë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:35
Ibra: Haaland është shumë i fortë

Zlatan Ibrahimoviç ngre në piedestal Mbappw dhe Haaland, duke i konsideruar si sulmuesit e të ardhmes.

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Cbs Sport”, sulmuesi i Milanit ka folur për bomberat e rinj të Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund.

“Më pëlqejnë lojtarët elegant, ata që janë sa më shumë të kompletuar, kur je një futbollist kupton si lëvizin, si mendojnë, si veprojnë futbollistët e tjerë”, ka thënë Ibrahimoviç.

“Më pëlqejnë lojtarët që i parashikojnë gjërat përpara se ato të ndodhin. Besoj se Mbappé ngjason pak me Ronaldon, fenomenin. Është shumë elegant në lojën e tij.

Pastaj Haaland është shumë i fortë dhe e ka fiksim golin. Jeton për të shënuar. Tek ai shoh inteligjencë, do vetëm të shënojë dhe di ta bëjë shumë mirë këtë gjë”, ka thënë sulmuesi suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat