Lajm i hidhur nga sporti, vdes 7-vjeçari në stërvitje

Futboll

Lajm i hidhur nga sporti, vdes 7-vjeçari në stërvitje

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Lajm i hidhur nga sporti, vdes 7-vjeçari në stërvitje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë stërvitjes në Spanjë, teksa futbollistët e rinj ndodheshin në fushë e qytetit Gandia, pranë Valencias.

Një talent i ri shtatëvjeçar ka ndërruar jetë të enjten rreth orës 19:00 në qytetin Gandia, gjatë stërvitjes me skuadrën e tij Beniop.

Ai ra pa ndjenja, ndërsa burime nga klubi thanë se ai është goditur aksidentalisht në kokë.

Ambulanca ka arritur me shpejtësi në terren, mjekët kanë tentuar ta stabilizojnë gjendjen e tij (siç raportohet, ai quhet Edward), por nuk ka pasur sukses. 7-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi u transportua në spital.

Lajmi konfirmohet edhe nga media spanjolle “Marca”.

Klubi i tij, Beniota, ka lëshuar një deklaratë zyrtare dhe ka konfirmuar se janë në zi. “Është shumë e vështirë ta pranosh këtë”, thuhet në mesazhin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat