Cavani injoron Juventusin

Futboll

Cavani injoron Juventusin

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 01:11
Edinson Cavani

Edinson Cavani nuk është i gatshëm të bashkohet me Juventusin, ndërsa përgatitet të transferohet në Barcelonë, ku do të zëvendësojë Sergio Agueron, sipas raporteve.

Kontrata e Cavanit me Manchester United skadon në fund të sezonit dhe me Juventusin në kërkim të një sulmuesi të ri në janar, uruguaiani është përfolur për një lëvizje në Torino.

Megjithatë, sipas raporteve, Cavani është i vendosur t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.

34-vjeçari dëshiron të largohet nga Old Trafford gjashtë muaj para skadimit të kontratës dhe është gati të paketojë valixhen gjatë afatit kalimtar të dimrit, shkruan FI.

Katalunasit kanë nevojë për një qendërsulmues të ri pas tërheqjes së Sergio Agueros nga futbolli për shkak të problemeve në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat