Merr fund ankthi te Manchester City

Futboll

Merr fund ankthi te Manchester City

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Merr fund ankthi te Manchester City

Manchester City psherëtin i lehtësuar: trajneri Pep Guardiola do të jetë në stol nesër në “St. James’ Park” për ta udhëhequr ekipin e tij kundër Newcastle United.

Dje, pas rezultatit të dyshimtë të një testi për Covid-19, konferenca për shtyp e teknikut spanjoll u anulua.

Megjithatë, tashmë ka mbërritur rezultati i dy tamponëve të radhës, fatmirësisht negativë.

Prandaj, Guardiola do të jetë në gjendje të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit dhe t’i drejtojë djemtë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat