Richarlison: Sezoni im po nis nga fillimi

Futboll

Richarlison: Sezoni im po nis nga fillimi

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:59
Richarlison: Sezoni im po nis nga fillimi

Këtë sezon, dëmtimet e kanë penalizuar por Richarlison mbetet një nga sulmuesit më profilik të Premier League. Braziliani i Everton ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta e tij, teksa e kaluara ka qenë problematike. 24-vjeçari, thekson se edhe mund të kishte përfunduar i vrarë në lagjet e varfra të Brazilit ndërsa shton se një trajner nga i cili ka shënuar shumë ka qenë Carlo Ancelotti në kohën kur italiani ishte në krye të Everton.

“Sezoni im po nis nga fillimi, pësova një dëmtim dhe qëndrova jashtë fushe për 40-ditë.

Tashmë, ndjehem plotësisht i rikuperuar dhe kam më shumë besim në fushë. Mendoj se do të bëj mirë dhe mund ta ndihmoj Evertonin. Si e mbaj mend Ancelottin? Ai është një trajner i madh, një nga më të mëdhenjtë e historisë. Nuk është rastësi që ka fituar aq shumë tituj, me atë kam mësuar shumë si në pjesën Brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj. Ishte privilegj të punoja me të dhe i uroj më të mirat”.

Si ishte fëmijëria juaj? “Fëmijëria ishte shumë e varfër, isha në një fshat të vogël. I shihja prindërit e mi të punonin gjithë ditën për të paguar faturat dhe ishte e vështirë të menaxhoje paratë. Jetonim në një zonë të rrezikshme të qytetit.

Shihja shumë gjëra të vështira si droga apo dhuna. Ishte shumë e komplikuar, por kisha engjej që më mbronin dhe më dërgonin në rrugën e duhur. Shumë miq të fëmijërisë nuk e patën fatin tim dhe përfunduan në brg, apo të vrarë. Futbolli më ka ndihmuar shumë, ndjehem me fat se mund të kishte shkuar ndryshe.

Njëherë isha duke u kthyer nga shkolla dhe një nga ata tipat që shesin drogë në rrugë dhe mendoi se unë isha futur në zonën e tij për të shitur. Më drejtoi armën dhe u desh shumë qetësi nga ana ime për ta bindur se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë, futbolli më ka shpëtuar jetën”, u shpreh Richarlison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat