Dervishi ndahet me KF Voska Sport, i falënderon të gjithë në klub

Futboll

Dervishi ndahet me KF Voska Sport, i falënderon të gjithë në klub

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:12
Dervishi ndahet me KF Voska Sport, i falënderon të gjithë në klub

Enis Dervishi më nuk është pjesë e Voska Sport. Futbollisti tetovar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se është ndarë në mënyrë shoqërore me nënkampionin vjeshtor të Ligës së Dytë-Grupi i Perëndimit, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Me këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë në KF Voska Sport për punën e deritanishme profesionale dhe korrekte.

Në vazhdim ju sjellim të plotë, pa ndërhyrje, postimin e Enis Dervishit.

“Çdo fillim e ka një fund ,nga sot officialisht nuk jam lojtar i Voska Sport ,jemi ndar në menyre paqësore dhe shoqërore me kryesinë e klubit, nuk arritem marveshje ne cështjen e financave dhe me respektin ma tmadh falemnderoj tgjith stafin e klubit dhe personalisht.

Kryetarin e klubit NEFI USEINI po ashtu edhe drejtorin sportiv Artan Borovën te cilet kan qenë profesional dhe korrekt n punën e deritanishme dhe pos asaj arritem qe ta mbyllim sezonin NËNKAMPION,klubit i deshirojë suksese ne objektivat që ka dhe po ashtu edhe tifozët e klubit per perkrahjen e dhene .Faleminderit Voska per gjithcka, ka shkruar Enis Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat