Cafu i jep më shumë zemër kuqezinjve

Futboll

Cafu i jep më shumë zemër kuqezinjve

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:47
Cafu i jep më shumë zemër kuqezinjve

Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Cafu, ka dhënë një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, ku ndër të tjera ka folur edhe për situatën e Milanit.

Në prag të sfidës ndaj Napolit, Cafu i dha më shumë zemër kuqezinjve duke i konsideruar ata si favoritët për të fituar titullin kampion.

Gjithashtu ai komentoi edhe mbi punën që po bën Inzaghi me Interi dhe Pioli me Milanin.

 “Milani është favorit. Kam luajtur me Inzaghin në derbin e Romës kur ne ende luanim, ai është bërë një trajner i fortë, inteligjent që studion shumë kundërshtarët e tij”.

INZAGHI- “Ai filloi karrierën e tij dhe askush nuk besoi tek ai, por ka qenë shumë i mirë në kryerjen e punës së tij ngadalë me Lazion dhe duke u rritur vit pas viti. Tani mund të fitojë me Interin, të cilit i ka dhënë një dorë të madhe. Atij i takojnë shumë merita për këtë vend të parë, sepse ai beson në atë që bën dhe nuk i lë asgjë rastësisë”.

PIOLI- “Ai ka punuar me Milanin për një kohë më të gjatë dhe ka fituar konfirmimin e tij me rezultate. Është trajneri i duhur, në vendin e duhur dhe për ekipin e duhur. Te Milani nuk është e lehtë për të marrë rezultatet që ai po merr sepse presioni dhe pritshmëritë janë të mëdha. Pioli, nga ana tjetër, nuk po bën pothuajse asgjë të keqe.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat