Tottenhami më në fund rikthehet

Futboll

Tottenhami më në fund rikthehet

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Tottenhami më në fund rikthehet

Tottenham Hotspur do të rikthehet në fushën e lojës për herë të parë pas dy javëve pushim të detyruar si pasojë e Covid-19, kur të përballet sonte me Liverpoolin në Veri të Londrës.

Tri ndeshjet e fundit të Tottenhamit në të gjitha garat u shtynë për shkak të shpërthimit të rasteve me koronavirus në skuadrën e Antonio Contes.

Por tani që pothuajse të gjithë të prekurit nga Covid-19 janë shëruar plotësisht, Tottenhami e pret Liverpoolin në Tottenham Hotspur Stadium në orën 17:30.

Do të jetë një përvojë e çuditshme për Tottenhamin t’i ketë dy javë pushim gjatë periudhës më të ngjeshur në kalendarin e Premierligës.

Ndërkohë, Jurgen Klopp nuk do të mundë të llogarisë në pesë futbollistë, tre prej të cilëve të prekur nga Covid-19, Fabinho, Virgil van Dijk dhe Jones.

Para se të shpërthente koronavirusi në skuadër, Tottenhami i kishte fituar tri ndeshjet e fundit në ligë, ndërkohë që Liverpooli i ka fituar pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë fitore për të mos e lejuar Manchester Cityn të shkëputet në vendin e parë në tabelë.

City i ka 44 pikë tani pas fitores ndaj Newcastle United, katër më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak.

Tottenhami është i shtati me 25 pikë, shtatë pikë larg top katërshes, por katër ndeshje më pak të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat