Mërgim Vojvoda me Torinon e gjunjëzuan Veronën

Futboll

Mërgim Vojvoda me Torinon e gjunjëzuan Veronën

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:57
Mërgim Vojvoda me Torinon e gjunjëzuan Veronën

Torino ka arritur tre pikë të mëdha, pikë të qetësisë për në vazhdim të kampionatit. 

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Vojvoda, me Torinon ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së 18-të të Serie A. 

Vojvoda u paraqit standard duke dhënë atomin e fundit për këtë fitore të madhe.

Pobega shënoi në minutën e 26-të pas asistimit të Sanabrias.

Duhet theksuar se Verona luajti plot 65 minuta me një lojtar me pak, pasi që Magnani u përjashtua me karton të kuq në minutën e 25-të.

Torino renditet në vend të dhjetë me 25 pikë e ka dy më shumë se Verona që renditet e 13-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat