Gol spektakolar i Et’hemit, i hap udhë fitores së klubit turk

Futboll

Gol spektakolar i Et’hemit, i hap udhë fitores së klubit turk

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Valon Et’hemi gjen sërish golin kë Ligën e parë turke, pasi ka shënuar në minutën e 73-të, duke i hapur udhë fitores 2-1 të Istanbulsporit në sfidën përballë Samsunsporit.

Ish fantazisti i Kukësit zhbllokoi sfidën me një goditje spektakolare në minutën e 73-të, duke shënuar një gol mjaft të bukur, ndërsa më pas Samsunspori riktheu baraspeshën, por vetëm për pak minuta, pasi Kabasakai shënoi golin e fitores për Istanbulsporin.

Ky është goli i tretë sezonal për Et’hemin, që gjithashtu ka dhënë edhe 7 asiste.

Valon Et’hemi po luan sezonin e tij të dytë në Turqi, ndërsa këtë vjeshtë zgjodhi të veshë fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat