Rritje për Tiranën e Kukësin, ulje e Partizanit dhe e Teutës

Futboll

Rritje për Tiranën e Kukësin, ulje e Partizanit dhe e Teutës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Rritje për Tiranën e Kukësin, ulje e Partizanit dhe e Teutës

Të dielën në mbrëmje u mbyll dhe java e 14-të e Kategorisë Superiore.

“Panorama Sport” iu sjell një statistikë të veçantë duke bërë një krahasim të javës së 14-të të Superiores së kaluar me këtë aktuale.

Shihen ndryshime të mëdha te klubet pretendente, ku Tirana aktualisht kryeson kampionatin me 30 pikë, sezonin e kaluar renditej në vendin e 5-të në kuotën e 20 pikëve, +10 më shumë se vjet.

Kukësi i vendit të dytë ka grumbulluar 27 pikë, ndërsa vjet verilindorët renditeshin në vendin e gjashtë në kuotën e 17 pikëve, 10 pikë diferencë nga vjet.

Vllaznia e vendit të tretë ka koleksionuar 24 pikë, kurse sezonin e kaluar shkodranët klasifikoheshin në vendin e parë me 32 pikë, -8 nga vjet.

Laçi i vendit të katërt ka grumbulluar 24 pikë, edhe vjet renditeshin në të njëjtin pozicion, por me 20 pikë, +4 këtë sezon.

Partizani i vendit të pestë ka koleksionuar 18 pikë, ndërsa vjet të kuqtë ishin në vendin e dytë me 23 pikë, -5 nga vjet.

Teuta e vendit të gjashtë ka grumbulluar 18 pikë, ndërsa sezonin e kaluar durrsakët klasifikoheshin në pozicionin e tretë me 23 pikë, -5 nga vjet.

Skënderbeu i vendit të tetë ka grumbulluar 14 pikë, ndërsa sezonin e kaluar korçarët ishin të fundit në tabelën e renditjes me 10 pikë, +4 nga vjet.

Kastrioti i vendit të fundit ka grumbulluar 8 pikë, kurse sezonin e kaluar krutanët renditeshin në vendin e shtatë me 17 pikë, -9 nga vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat