Mos u trembni nga çmimet e kripura

Futboll

Mos u trembni nga çmimet e kripura

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
Mos u trembni nga çmimet e kripura

Me mijëra tifozë nga mbarë bota kane filluar të bëjnë planet për të qenë prezent në Katar në vitin e ardhshëm për të ndjekur kombëtaren e tyre të zemrës.

Por dilema më e madhe e të gjithë tifozëve janë padyshim çmimet në vendin e Lindjes se Mesme, ku normalisht dihet që jetesa është shumë e shtrenjtë, që çon në perceptimin e hoteleve me çmime të kripura.

Por një ide e tillë është hedhur poshtë nga Ministria e Tregtisë së Katarit që ka publikuar listën e çmimeve, që ndahen në kategori të ndryshme.

Nga data 1 Nëntor 2022, rreth 3 javë para startit të kompeticionit më elitar në mbarë globin pritet të hapen dyert për mbështetësit nga e gjithë bota.

Do të kete 4 kategori të ndryshme, hotel luksi me 5 yje që kushton 520 euro nata, hotel me 4 yje me çmimin 117 yje, hotel me 3 yje që kushton 107 euro, dhe çmimin më të lirë e kanë hotelet me 2 dhe 1 yll që kushton 72 euro për një natë.

Megjithatë, prenotimet nuk kanë filluar ende, pasi Komiteti Organizator pret të mësojë emrat e të gjithë shteteve pjesëmarrëse, në mënyrë që të fillojnë me procedurat përkatëse.

Katari parashikon te mireprese rreth 1,2 milionë turistë gjatë Botërorit që do të sjellin fitime të mëdha ekonomike. Kupa e Botës 2022 do të startojë me 21 Nëntor dhe do mbyllet me 18 dhjetor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat