Xavi: Kemi humbur dy pikë

Futboll

Xavi: Kemi humbur dy pikë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:17
Xavi: Kemi humbur dy pikë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka qenë shumë i kënaqur në fund të takimit përballë Seviljes.

Barazimi i arritur kundër skuadrës së Lopetegit i qëndron ngushtë Ksavit, i cili priste fitoren. Duke folur pas ndeshjes ai ka thënë se në fund Barça ka lënë dy pikë.

“Kemi humbur dy pikë, kjo është e qartë, sepse e meritonim ta fitonim ndeshjen. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, po vazhdojmë të rritemi në lojën tonë dhe po përmirësohemi në shumë drejtime. Gjithsesi, duhet të jemi krenarë për këtë barazim, edhe pse do të doja një fitore”, ka thënë fillimisht Xavi.

Trajneri i Barçës ka qarë rastet e shpërdoruara në fund dhe fatin e keq. “Në këtë takim na ka munguar fati. Kemi shpërdoruar një rast të pastër me Gavin dhe më pas ajo shtylla e Dembelesë.

Gjithsesi, në fund të ditës ajo që mbetet është barazimi dhe kjo është një pikë e pavlerë për ne. Nëse do t’i bëja një analizë me dy fjalë, do të thosha gjithçka mirë veç rezultatit. Dhe, për fat të keq, tani më shumë se kurrë kemi nevojë për pikë. Tani të karikojmë bateritë dhe ta nisim ndryshe vitin e ri”, ka thënë Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat