Tragjedi, momenti kur lojtari alivanoset nga goditja, pas pak kohe vdes 

Futboll

Tragjedi, momenti kur lojtari alivanoset nga goditja, pas pak kohe vdes 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:54
Tragjedi, momenti kur lojtari alivanoset nga goditja, pas pak kohe vdes 

Tragjedi në fushën e futbollit.

Lajmi i hidhur vjen nga fusha e futbollit në Indonezi, ku portieri i klubit Tornado, anëtar i Ligës 3-të, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje me një lojtar rival!

Bëhet fjalë për një të ri 20-vjeçar Taufik Ramsjah, i cili u godit në kokë teksa vraponte për të kapur topin. Ai u alivanos pas goditjes dhe është transportuar në spital.

Ai është operuar me urgjencë, por mediat vendase kanë raportuar se ka ndërruar jetë të martën. Ramsjah, ishte një portier shumë i talentuar dhe mund të bëhej pjesë e kombëtares.

“Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë Taufik Ramsjah! Ai e donte këtë sport që në fëmijëri dhe ai vdiq duke ushtruar profesionin që e donte shumë. Por ai na la pasionin dhe mesazhin e tij për të ardhmen”, shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat