Plas te Lazio

Futboll

Plas te Lazio

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Plas te Lazio

Plas te Lacio! Ultrasit bardhekaltër kanë dalë hapur kundër mbrojtësit Françesko Açerbit pas festës së tij kundër kritikëve të tij në ndeshjen ndaj Xhenoas në fundjavë, ku ndërkohë ai pas takimit kishte deklaruar se kjo bën pjesë e lojës dhe punës së tij, por ky i fundit i ka kërkuar falje tifozesisë, por mesa duket ata nuk e kanë pritur mirë.

Ndërkaq nëpërmjet një komunikate zyrtare ultrasit e Lazios kanë qenë të ashpër ku i kanë thënë mbrojtësit 33-vjeçar se është i pa nder dhe të largohej nga Roma:

“Açerbi, një njeri pa nder! Zhduku nga Roma menjëherë. Nuk ka falje për tradhtarët.”, shkruhej në komunikatë.

Në fitoren e djeshme me rezultatin 1-3 të Lacios në transfertën e Venecias, Açerbi u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat