FSHF lavdëron futbollistët

Futboll

FSHF lavdëron futbollistët

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Nedim Bajrami

Kjo mesjavë ka parë pjesën më të madhe të skuadrave të Europës të zbresin në fushë për të lënë lojtarët pushim për Krishtlindje. Në Itali, ai që ka spikatur ka qenë Nedim Bajrami, i cili ka realizuar një gol mjaft të bukur në sfidën Empoli-Milan me një gjuajtje diagonale, duke mundur portieri kuqezi e duke barazuar shifrat përkohësisht në 1-1.

Fatkeqësisht goli i tij nuk rezultoi vendimtar, pasi Milani do ta fitonte sfidën 4-2, por Bajrami u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.4.

Po në Itali, ka qenë një mbrëmje pozitive edhe ajo e Rey Manajt, i cili luajti 90 minuta të plota ndaj Napolit teksa Spezia e tij arriti të bënte surprizën e madhe, duke fituar 1-0 në transfertë. Ndonëse nuk arriti të shënonte Manaj ka marrë vlerësime për paraqitjen e tij në këtë sfidë.

Në Turqi, sulmuesi Sokol Cikalleshi vazhdon paraqitjet pozitive me Konyasporin e tij, që renditet aktualisht në vendin e dytë të renditjes dhe mbrëmë ka fituar 3-1 në transfertë ndaj Hatayspor.

Bomberi kuqezi ka luajtur për 90 minuta dhe ka dhënë asistin për golin e dytë, ndërsa në fund është vlerësuar me notën 7.3, shkruan FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat