Shkëndija afër marrëveshjes me një lojtar

Futboll

Shkëndija afër marrëveshjes me një lojtar

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Shkëndija afër marrëveshjes me një lojtar

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, kërkon një lojtar, që të janë më të kompletuar për pjesën e dytë të kampionatit. 

Futbollisti Stipo Markoviç (28 vjeç) është afër nënshkrimit me Shkendijen. 

Ai luan mbrojtës i majtë, i cili ka luajtur së fundi për Lokomotivën e Zagrebit. Më parë ka luajtur për shumë vite për ekipin boshnjak Shiroki Brijeg.

Është interesant fakti se tetovarët kanë dashur ta angazhojnë këtë futbollist në afatin kalimtar të verës, por nuk kishin arritur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat