Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Kur e mora vesh çfarë sëmundje kam, ndjenjë shumë e keqe

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Kur e mora vesh çfarë sëmundje kam, ndjenjë shumë e keqe

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Kur e mora vesh çfarë sëmundje kam, ndjenjë shumë e keqe

Gjeneratat e vjetra sikur sot e mbajnë mend trajnerin e famshëm kroat, Miroslav Çiro Blazheviq, kur e mori timonin e klubit të futbollit Prishtina në pranverën e vitit 1985.

Ish trajneri i famshëm ka lënë gjurmë me Prishtinën në Ligën e parë ish jugosllave.

“Kur mora vesh për diagnozën ishte një nga ndjenjat më të këqija, kur dikush të thotë se ke kancer...

Do të doja të flisja sa më pak për të, por do të them se mjekët janë më të mirët në botë në Kroaci, e pohoj me përgjegjësi. Nuk po shkoj askund prej tyre dhe e di se do të bëjnë më të mirën”, - tha Miroslav Çiro Blazheviq për media kroate “24 sata”. 

Bllazheviq kujton edhe kohërat në të mira që ka kaluar në shtetin zviceran.

“Zvicra është atdheu im i dytë, një pjesë e madhe e familjes sime jeton atje”, tha mes të tjera ai.

“Zviceranët janë njerëz me një filozofi specifike. Të kërkojnë punë, përgjegjësi, nuk mund t'i gënjesh e as t'u derdhësh ndonjë marifet, e kanë radarin për këtë...

Më dhanë bazën e sjelljes që është kusht për ekzistencë. Kam bërë tre punë, kam punuar me një fshesë, kam bërë stërvitje dhe kam luajtur. Të gjitha për 900 franga zvicerane. Duhet të mbijetoja...” - tha Çiro

Në fund emocionon 86-vjeçari: “Sot, kur jam në ‘vjeshtën’ e thellë, jam i lumtur, nuk i kam bërë keq askujt, kam ndihmuar kë kam mundur, e kam ndihmuar kë nuk kam mundur. Gjithsesi, jam gati të iki dhe kjo është mirë. Kur i shikoj të gjithë trajnerët e mëdhenj, si Iviq, Zebec, Bariç, Kuzhe, as unë nuk mund të rri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat