Vdes lojtari 23 – vjeçar, ditë më parë u rrëzua në stërvitje

Futboll

Vdes lojtari 23 – vjeçar, ditë më parë u rrëzua në stërvitje

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:43
Vdes lojtari 23 – vjeçar, ditë më parë u rrëzua në stërvitje

Futbollisti i ri kroat, Marin Çaçiç, ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare, njofton media kroate “Vecernj list”.

“Mjekët luftuan për ditë të tëra për jetën e tij.

Ai luajti për Nehajn nga Senji të Krocisë, i cili u rrëzua në një seancë stërvitore.

Marin u dërgua me urgjencë në spital ku u diagnostikua se kishte probleme me zemër.

Futbollisti i ri ka qenë në komë dhe mjekët po luftonin për jetën e tij. Fatkeqësisht, erdhi një lajm i hidhur...

Çaçiç ka lindur në Gospiq. Për një kohë ai luajti në Itali dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”, shkruan me tej media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat