Lakers pësojnë humbje të thellë nga San Antonio Spurs

Futboll

Lakers pësojnë humbje të thellë nga San Antonio Spurs

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 11:41
Lakers pësojnë humbje të thellë nga San Antonio Spurs

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e katërt radhazi në NBA.

Skuadra nga Kalifornia janë mposhtur në Staples Center me rezultat të thellë 110:138 nga San Antonio Spurs.

LeBron James pati paraqitje fantastike me 36 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, derisa Russell Westbrook kontribuoi me 30 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për t’iu shmangur humbjes.

Tek fituesit e ndeshjes nga Teksasi, më efikasi ishte Keita Bates-Diop me 30 pikë e shtatë kërcime, derisa White me 23 pikë e Walker me 21 të tjera dhanë kontribut të madh në këtë fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat