Boga nga Sassuolo tek Atalanta

Futboll

Boga nga Sassuolo tek Atalanta

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 21:34
Jeremie Boga

Është arritur marrëveshja mes Atalanta dhe Sassuolo për kartonin e Jeremie Boga.

Mesfushori i Sassuolo, Jeremie Boga, do të transferohet te skuadra e Atalanta gjatë merkatos së janarit.

Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është arritur sot mes dy klubeve. Shuma për të cilën është arritur akordi është 22 milionë euro.

Në marrëveshje flitet edhe për bonuse, kështu që kjo shumë mund të rritet pas disa kohësh.

Boga do të arrijë në qytetin e Bergamos pas pak orësh, për të kryer testet mjekësore dhe firmosur kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat