Muharrem Sahiti: Ju faleminderit Preshevë për mikpritjen, presidentin Ademi do ta keni në krah

Futboll

Muharrem Sahiti: Ju faleminderit Preshevë për mikpritjen, presidentin Ademi do ta keni në krah

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:26
Muharrem Sahiti: Ju faleminderit Preshevë për mikpritjen, presidentin Ademi do ta keni në krah

Gjatë ditë së sotme, me iniciativën e kryetares së komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani dhe yllit të kombëtares së Kosovës, Betim Fazlijit, u mbajt një ndeshje miqësore mes Diasporës dhe klubit të futsallit nga Presheva “Lindorët”.

Pjesë e këtij eventi, duke e madhështuar, të pranishëm ishin përfaqësues të FFK-së, të deleguar nga presidenti Ademi, z. Muharrem Sahiti aktualisht drejtor sportiv i kombëtares së Kosovës si dhe z. Naser Ajeti, anëtarë i bordit.

Para ndeshjes, të deleguarit e FFK-së ishin mysafir në Këshillin Nacional të Shqiptarëve ku i priti shefi i zyrës në Preshevë z. Enver Mehmeti me bashkëpunëtorë, e ku më pas ju bashkangjit edhe kryetarja e komunës sē Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Image

Gjatë takimit, KNSH që nën ombrellën e saj e ka edhe zhvillimin e sportit, shprehën shqetësimet e tyre dhe hapsirat për bashkëpunim, ku morën zotime nga presidenti Ademi përmes z. Sahiti se ckado që është e mundur, FFK do të jetë krah luginasve.

Kryetarja Sinani dhe z. Mehmeti nga KNSH e falemnderuan tej mase FFK-në për prezencën e tyre duke na nderuar.

Image

Në anën tjetër, z. Muharrem Sahiti nga FFK tha se është i fascionuar nga Presheva të cilën e gjeta sot. “U jam falemnderues për mikpritjen, e falemnderoj kryetaren edhe për projektet që na tregoi se po i planifikon në aspektin sportiv, shpresoj që dotë realizohen e që ne si federatë do të i presim në një takim në federatē ku do të bisedojmë ne lidhje me atë se cka mundemi me bë për rininë futbolldashëse këtu”.

Në ndërkohë që ndeshjen e fituan Betim Fazliji me shokë, pas lojës u shpërndanë mirnjohje e falemnderime, për të pranishmit, ku elektrizim masës i dha prezenca e të deleguarve të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat