Tenton transferimin e Jahmir Hykës

Futboll

Tenton transferimin e Jahmir Hykës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Tenton transferimin e Jahmir Hykës

Jahmir Hyka prej muajsh nuk angazhohet në një klub dhe në merkaton e dimrit ai do të jetë në lëvizje për të gjetur një ekip, ku të vijojë karrierën. Në ditët e fundit ai është parë si një opsion për Partizanin.

Klubi i kuq e ka studiuar prej kohësh 33- vjeçarin dhe tashmë mund të shfrytëzojë shansin për ta arritur duke përfituar nga fakti se është i paangazhuar. Mes palëve ka pasur kontakte, megjithëse ende nuk është folur për një marrëveshje përfundimtare, shkruan Panorama.

Aftësitë teknike dhe eksperienca e madhe e tiranasit mund ta shtyjnë Partizanin të bëjë lëvizje akoma më konkrete drejt tij. Hyka mund të luajë në mesfushë, por edhe në krahët e sulmit.

Partizani vuan shumë për alternativa në ofensivë dhe Hyka është pa dyshim një nga emrat më interesantë që dritarja dimërore e transferimeve ofron.

Ish-lojtari i kombëtares sheh edhe Kinën si opsion, por pandemia e ka bërë mjaft të vështirë transferimin në vendin aziatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat