E krahason me Buffonin

Futboll

E krahason me Buffonin

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:12
Donnaruma

Gjatë një interviste të dhënë për “LaGazzetadelloSport”, Kylian Mbappe flet gjithashtu për Gigio Donnarumma.

Gigio është përshtatur shumë shpejt me ne. Duket qartë se ai po kalon një përvojë të re pasi është në balotazh gjithmonë me Navas. Kjo gjë ndodh sepse të dy janë portierë të klasit botëror dhe është e vështirë të zgjedhësh midis tyre.

Donnarumma tashmë dihet se është një portier i një klasi botëror dhe të gjithë e pamë performancën e tij në Euro 2020. Rruga e tij për të ardhmen është e hapur, performanca e tij në fushën e lojës është e mrekullueshme", është shprehur Mbappe.

"Unë pata fatin të luaja me portierin legjendar, Buffon".

Mbappe është shprehur se Donnarumma nëse vazhdon me këtë performancë, ai do të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit njësoj si Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat