Ferizaj shlyen borxhet ndaj futbollistëve

Futboll

Ferizaj shlyen borxhet ndaj futbollistëve

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:16
Ferizaj shlyen borxhet ndaj futbollistëve

Skuadra e futbollit Ferizaj, me kryetarin Lulzim Abazi, kanë filluar t’i shlyejnë borxhet ndaj futbollistëve.

Ferizaj ka synime rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Aktualisht renditet në vend të dytë me 25 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

“Stafi i klubit takoj lojtarët që aktualisht janë të angazhuar në klub tonë dhe të cilët kanë pretendime qe klubi ynë ka ende borxhe ndaj tyre, tani më dihet se kohë më parë klubi jonë ka arritur një marrëveshje me lojtarët dhe me një vendim të veçantë të kryetarit të klubit dhe bordit ka filluar ekzekutimi i këtij vendimi për shlyerjen e borxhit të mbetur ndaj lojtarëve nga menaxhmenti i kaluar.

Një falënderim ndaj strukturave të klubit dhe bordit të klubit në emër të lojtarëve e përcjelli kapiteni i ekipit Florim Berisha”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat