Dembele nuk do të ishte një çështje problematike

Futboll

Dembele nuk do të ishte një çështje problematike

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:18
Dembele nuk do të ishte një çështje problematike

Një javë më parë dukej se rinovimi i Ousmane Dembele nuk do të ishte një çështje problematike, por këtë javë të dyja palët janë takuar dhe lojtari francez ka kërkuar rritje rroge.

Diçka të tillë ka refuzuar Barcelona, pak edhe për shkak rë gjendjes së rëndë ekonomike, por edhe për shkak se lojtari gjithë këto vite në Camp Nou, nuk e ka ndihmuar asnjëherë skuadrën kur ka pasur më së shumti nevojë, duke qëndruar më shumë në infermieri sesa në fushë.

Sipas Sport, katalanasit po mendojnë që ta lënë të largohet lojtari që në afatin kalimtar të janarit pasi besojnë se nëse ai nuk rinovon mund të destabilizojë skuadrën.

Problemi është se lojtari nuk mund të arrijë marrëveshje me askënd në janar, dhe duhet të presë verën për të ndërruar ambient.

Juventusi dhe PSG-ja janë skuadrat që kanë shprehur interesim për të në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat