Sulmuesi i Napolit humbet zyrtarisht Kupën e Afrikës

Futboll

Sulmuesi i Napolit humbet zyrtarisht Kupën e Afrikës

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Sulmuesi i Napolit humbet zyrtarisht Kupën e Afrikës

Infektimet me COVID-19 kanë dalë jashtë kontrollit teksa shumë skuadra po vuajnë mungesat e disa prej lojtarëve të tyre.

Kjo gjë vlen edhe për Napolin ku një nga të infektuavrit së fundmi ka rezultuar dhe Viktor Ozimhen, i cili zyrtarisht nuk do të grumbullohet me Nigerinë e tij në Kupën e Afrikës.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë kombëtarja afrikane ku ka bërë publike dhe listën e lojtarëve për kompeticionin e njohur dhe emri i yllit të Napolit nuk ndodhet në atë listë.

Sapo të negativizohet Ozimhen do i bashkohet stërvitjeve të Spaletit për të qenë në formën optimale për rifillimin e ndeshjeve të Serisë A në fillim të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat