Kush e ka Ismet Munishin e ka titullin! 

Futboll

Kush e ka Ismet Munishin e ka titullin! 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Kush e ka Ismet Munishin e ka titullin! 

Kohët e fundit po thonë kush e ka Ismet Munishin e ka titullin e kampionit të Kosovës.

Ismet Munishi  është prej trajnerëve më kontravers në futbollin e Kosovës, por ka edhe një ves që nuk e ka askush, por ende nuk e zbulon për opinionin sportiv.

Ismeti i jep shije futbollit. Kësaj radhe i la të gjithë të shtangur, me Gjilanin, dolën kampion vjeshtor me 35 pikë!

Ata që nuk e kanë më kryetrajner, sot e lakmojnë dhe ndoshta janë edhe pishman që e larguan, ata që e kanë brenda, shijuan titullin vjeshtor. 

Kur do Ismet Munishi, zor është më mposhtur ekipin e tij. Ismet Munishi në futboll është si Mitsubishi për të tjerët!

Nuk e ka dertin çfarë thonë të tjerët, por ai e ka taktikën për t’i mposhtur rivalët. 

Shumë shpejt pritet të zbulojë edhe një sekret që e ka përdorur si futbollist, por tani për tani mbetet sekret dhe vetëm kur do Ismeti do të zbulojë. 

Sigurisht një ditë do ta zbulojë nëse shpallet kampion me Gjilanin në fund të kampionatit.

Pak ose askush nuk e di metodën apo filozofinë e Ismet Munishit.

Munishi është kampion për debate, kampion vjeshtor me Gjilanin, por nuk i duket jeta interesante pa marrë kartona të kuq sepse e këndellin për sfidat e radhës. Sa më shumë kartona të kuq Ismet Munishi aq më shumë punon në realizimin e synimeve, jo në inati të tjerëve, por për të treguar klasin si trajner. 

Ismeti nuk ndryshon, po ai i Ismet si ka qenë temperament si futbollist edhe si trajner është temperament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat