Po afrohet Botërori i klubeve

Futboll

Po afrohet Botërori i klubeve

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:32
Po afrohet Botërori i klubeve

Në Botërorin e Klubeve, i cili në muajin shkurt do të zhvillohet në Arabinë Saudite, do të merr pjesë edhe skuadra nga Tahiti, AS Pirae, e cila vjen në këtë garë si zëvëndësim për Oukland Sitin.

Ky i fundit anuloi pjesëmarrjen për shkak të restrikcioneve të ashpra për koronavirusin në Zelandën e Re. Oukland Siti, për të njëjtat arsye anuloi pjesëmarrjen në edicionin e vitit të kaluar të Botërorit të klubeve.

Në këtë mënyrë, AS Pirae, do të bashkohet me skuadrat e Çellsit, Palmeirasin, Al Hilalin, Al Ahlin, Monterein dhe AL Xhazirës, e cila është nikoqire e turenut nga 3 e deri më 12 shkurt.

Që të arrijë deri në gjysmëfinale, AS Pirae duhet të eliminojë skuadart e Al Xhazirës dhe Al Hilallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat