Dembele, një problem për Barcelonën

Futboll

Dembele, një problem për Barcelonën

Më: 1 janar 2022 Në ora: 19:43
Dembele, një problem për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për rinovimin e kontratës së sulmuesit të tyre, Dembeles.

Kohët e fundit është raportuar se Dembele nuk dëshiron të zgjasë kontratën me Barcelonën, duke ngjallur kështu interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Dembele raportohet se dëshiron një mega-kontratë te Barcelona, dicka që Barcelona nuk mund t’ia ofrojë, duke e ditur krizën ekonomike të tyre.

Rreth këtyre spekulimeve, Xavi ka folur sot (e shtune) në një conference për shtyp para ndeshjes me Mallocan.

Trajneri ka theksuar ata do të flasin sërish me agjentin e tij, por nuk është i zhgënjyer me francezin.

“Është një negociatë, është normale – do të flasim sërish me agjentin e tij. Nuk jam i zhgënjyer me Ousmane. Të shohim se çfarë ndodh.

“Ne, klubi, kemi një pozicion shumë të qartë dhe vazhdoj të pres që Dembélé të bëjë një gjest për të qëndruar këtu te Barça”, është shprehur Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat