Konfirmohet oferta e Torontos për Insignen

Futboll

Konfirmohet oferta e Torontos për Insignen

Më: 1 janar 2022 Në ora: 21:25
Lorenzo Insignes. 

Ditë më parë ishte raportuar se klubi nga Kanada, Toronto FC i kishte bërë një ofertë joshëse anëtarit të Napolit, Lorenzo Insignes. 

Ndonëse ky lajm qarkullonte nëpër gjithë mediat e botës, megjithatë nuk kishte ndonjë informacion zyrtar rreth kësaj cështje.

Sidoqoftë, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano tani e ka konfirmuar këtë ofertë e cila duket ‘stratosferike’.

“Propozimi i Toronto FC për Lorenzo Insigne është në tryezë dhe është konfirmuar: 11 milionë euro të garantuara si paga *neto*, 4.5 milionë euro shtesa për marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë”, ka shkruar ai në Twitter.

“Negociatat po vazhdojnë prej ditësh që tashmë po hyjnë në fazat kyçe për të arritur një marrëveshje. Toronto po bën presion”, ka thënë ndër të tjerash gazetari i mirënjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat