Festë e dyfishtë për shqiptarin në natën e 31 dhjetorit, një shok i skuadrës tallet...

Futboll

Festë e dyfishtë për shqiptarin në natën e 31 dhjetorit, një shok i skuadrës tallet...

Më: 1 janar 2022 Në ora: 23:03
Festë e dyfishtë për shqiptarin në natën e 31 dhjetorit, një shok i skuadrës tallet...

Data 31 dhjetor shënon një festë të dyfishtë në familjen Gjimshiti.

Përtej pritjes së ndërrimit të viteve, në shtëpinë e tij festohet edhe ditëlindja e bashkëshortes së futbollistit, Alisa.

Një festë të cilën lojtari ka dashur ta ndajë edhe në rrjetet sociale me një postim që i kushtohej bashkëshortes së tij.

“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortes më të mirë dhe nënës së fëmijës tim. Uroj të të shoh gjithmonë duke buzëqeshur kështu”, shkruante Gjimsihiti në postimin romantik.

Nuk kanë munguar pëlqimet, por as thumbimi i Marten De Run. Futbollisti holandez njihet si një nga shakaxhinjtë në grupin e Atalantës dhe nuk kurseu batutën ndaj Gjimshitit. “Me siguri i ke treguar një nga barcoletat e tua të shëmtuara”, komentonte ai në postimin e mbrojtësit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat