Këtë javë firmos me Barcelonën

Futboll

Këtë javë firmos me Barcelonën

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:54
Morata

Alvaro Morata do të bëhet lojtar i ri i Barcelonës brenda kësaj jave. Sipas gazetës “As”, e cila citon burim “shumë afër” operacionit, marrëveshja do të mbyllej në 95 për qind, ku mungon vetëm nënshkrimi.

Sipas të përditshmes spanjolle, Barcelona ka gjetur një mirëkuptim total me Juven ashtu edhe me Atletiko Madridin. Me këtë të fundit pritet që të firmoset edhe opsion i blerjes në të ardhmen.

Me Barcelonën, Alvaro Morata do të firmos kontratë 18-mujore dhe prezantimi do të jetë vetëm pas ndeshjes së Kupës kundër Linares.

Kështu Morata do të ishte në dispozicion të trajnerit Çavi për ndeshjen e Superkupës, kundër Realit më 12 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat