I vendosin emrin e dy futbollistëve të famshëm, “shpërthejnë” rrjetet sociale

Futboll

I vendosin emrin e dy futbollistëve të famshëm, “shpërthejnë” rrjetet sociale

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:07
I vendosin emrin e dy futbollistëve të famshëm, “shpërthejnë” rrjetet sociale

Një postim në Twitter nga spitali “Copiapó”, në të cilin raportohej se cila kishte qenë foshnja e parë e vitit 2022 dhe e fundit e vitit 2021, ka përfunduar duke u bërë trend në disa qytete spanjolle.

“Ne përshëndesim ngrohtësisht Teodora Pacaje për lindjen e fëmijës së saj të parë, Griezmann Mbappe, më 1 janar, në orën 21:09, duke qenë foshnja e parë e lindur në Atacama më 2022”, thuhet në Twitter.

Përdoruesi ‘kiliane T13’ u interesua pak më shumë për historinë dhe sqaroi:

“Ai është djali i një çifti bolivian që jeton në Kili prej katër vitesh dhe janë tifozë futbolli. Babai zgjodhi emrin e sulmuesit të Atletico Madridit, ndërsa nëna emrin e yllit të PSG”.

Ky njoftim po thyen rrjetet sociale ku është marrë me të qeshur nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat