Në pritje të ndeshjes Juventus - Napoli

Futboll

Në pritje të ndeshjes Juventus - Napoli

Më: 5 janar 2022 Në ora: 19:21
Në pritje të ndeshjes Juventus - Napoli

Din Zoff, kampion i Europës dhe i Botës me Italinë, ka dhënë mendimin e tij mbi ndeshjen Juventus-Napoli, që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje:

“Është një ndeshje delikate për të dyja, ndoshta më shumë për Napoli-n pas paraqitjes së fundit me Spezia-n. Bardhezinjtë po ndjekin një pozicion që është brenda mundësive të tyre.

Nuk pres një ndeshje të bllokuar. Nuk kënaqen edhe nëse ka disa mungesa, por është një moment shumë i veçantë”, ka thënë Zoff për 1 Station Radio.

Në lidhje me vendimin e Insigne-s për të nënshkruar me Toronto-n:

“Napoli humb diçka, edhe për sa i takon Italisë sepse po luante shumë mirë.

Botërori? Nuk e di, është e mundur që të mos grumbullohet, duke parë se nuk do të luajë në një kampionat të nivelit të lartë.

“Zgjedhja? Janë të gjithë ekspertë, është e drejtë që menaxherët të japin këshillat e tyre, por varet ekskluzivisht nga lojtari. Futbollistët kanë të drejtën të thonë po ose jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat